Nga Gazeta ‘Si’- Një person vdiq dhe 7 të tjerë u plagosën të mërkurën kur një makinë Tesla që duket se transportonte fishekzjarrë, mori flakë dhe shpërtheu jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Las Vegas.
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk, tha të mërkurën në rrjetin X se “e kemi konfirmuar tani se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe/ose një bombë e mbajtur në shtratin e kamionetës së marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë makinën.
E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit”, shkroi ai.
We have now confirmed that the explosion was caused by very large fireworks and/or a bomb carried in the bed of the rented Cybertruck and is unrelated to the vehicle itself.
— Elon Musk (@elonmusk) January 1, 2025
All vehicle telemetry was positive at the time of the explosion. https://t.co/HRjb87YbaJ
Ai tha se i gjithë ekipi i lartë i Tesla-s po heton këtë çështje tani.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, tha një person i njohur me këtë çështje, i cili foli me kusht që të mos identifikohej meqë nuk ka autorizim të diskutojë publikisht hollësitë e hetimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.