Ka ndodhur

Shpërthen bombola në një banesë në Lezhë, plagoset kryefamiljari

Gazeta Si – Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryefamiljari, Gj.P.

Ai është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku bombola shpërtheu në katin e parë të një banese dykatëshe.

Si pasojë e shpërthimit ka dëmtime të mëdha brenda shtëpisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë