Lajme

Shpërthen bombola e gazit në oborrin e një banese private në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në një banesë në Tiranë.

Policia njofton se bombola ka shpërthyer rreth orës 08:50 në rrugën “Idriz Dollaku”.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës private të shtetasit N. H., ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë