Lajme

Shpërthen automjeti në aksin Elbasan-Librazhd

Një automjet tip “Mitsubishi” ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Policia bën me dije se mjeti drejtohej nga shtetasi S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë. Flakët kanë djegur mjetin plotësisht.  

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë