Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi shpërndante kokainë në lokalet e natës.
Mbrëmjen e së dielës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që shiste dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi S. R. 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
Siç njofton policia, arrestimi tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke u shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Ndërkohë janë sekuestruar edhe 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi italiane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.