Policia e Matit ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi është kapur me disa doza droge.
Në pranga është vënë shtetasi Mariglent Palluçi, 25 vjeç, banues në Rukaj, Mat.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Urakë, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur 20 doza me lëndë narkotike, të dyshuara canabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



