Tatimet kanë identifikuar rreth 110 mijë punonjës që përfitojnë nga mbështetja financiare prej 40 mijë lekësh, por që ende nuk e kanë marrë atë për shkak se punëmarrësit e tyre nuk kanë aplikuar në faqen e tatimeve për të përfituar nga ky shpërblim.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sipërmarrësit në fjalë për penalitete nëse nuk kryejnë aplikimet brenda datës 5 shtator.
“Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online Formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrjet tuaj, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cënimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangshëm”, thotë Rama.
Kryeministri u premton punonjësve në fjalë se pagesa do të kryhet automatikisht në llogaritë e tyre, sapo punëdhënësi i tyre të plotësojë formularin e aplikimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




