Art dhe Kulture

Shpallet viti letrar i Ali Podrimjes. Margariti: Ishte një amanet i poetit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Biblioteka Kombëtare shpallën këtë të mërkurë vitin e Ali Podrimjes, duke përcaktuar një sërë veprimtarisht për poezinë dhe gjuhën shqipe jashtë kufinjve.

“Është një nga përfaqësuesit më të veçantë e më origjinale e më të rëndësishëm të poezisë shqipe në shekullin e 20.”, tha shkrimtari Piro Misha.
Ndërsa Alda Bardhyli nga Qendra e Librit shpjegoi se është përgatitur një maratonë aktivitetesh që do të bëjë bashkë një kulturë të vetme që ndahet në dy anët e kufirit për të folur për vlerat e përbashkëta dhe për poezinë e Ali Podrimjes.

Duke folur për politika mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rëndësinë e nxjerrjes në pah të identiteti kulturo shqiptar, ministrja e Kulturës Elva Margariti u ndal edhe në detaje personale.

“Lidhjen time me Kosovën e kam më personale e më të veçantë për shkak të një gjysheje nga Prizreni. Besoj se Ali Podrimja me thirrjen e tij për Kosovën ka lënë një farë amaneti, sepse Kosova është vërtetë e zgjuar.”, tha ministrja Margariti. Aktiviteti për vitin e Ali Prodrimjes, përfshijnë lexime nga krijimtaria e tij në dhjetëra vëllime, konferenca shkencore dhe ekspozita mes bibliotekave e akademive të Kosovës dhe Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë