Shoqërohet në polici ish-kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Mësohet se shoqërimi i tij është bërë pas deklaratave të tij në mbledhjen e “Aleancës qytetare” në Elbasan.
Ish-kreu i PD-së, Bylykbashi deklaroi gjatë mbledhjes “Nëse do ketë përplasje, le të ketë”.
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Elbasanin i ka bërë thirrje dje presidentit që, si garant i Kushtetutës të nisë konsultimet me partitë politike dhe të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhjet lokale.
Ndërsa, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se shoqërimi i ish-kreut të PD-së Elbasan është i turpshëm dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndër të tjera, Shehu ka theksuar se sot rrezikohet demokracia dhe tha se populli duhet të reagojë konform demokracisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




