Shoqata e Bankave ka dënuar grabitjen e 10 milionë eurove të martën e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit.
Kreu i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, thekson se një ngjarja në fjalë është tepër e rëndë dhe përtej imagjinatës dhe vë në rrezik sigurinë e qytetarëve.
“Ngjarja e djeshme është shumë e rëndë dhe përtej imagjinatës, pasi ngjarja ka ndodhur në avion. Vjedhja ka ndodhur në zonë sigurie.
Kjo vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Nëse do mbyllet edhe ky rast si më parë do shtoj përsëritjen e ngjarjeve të tilla”, tha kreu i Shoqatës së Bankave.
Brumbulli shtoi se përgjegjësia i takon Aeroportit të Rinasit, pasi sipas tij hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar.
“Duhet vëmendje për sigurinë. Si Shoqatë e Bankave e dënojmë një ngjarje të tillë. Ne kemi transportuar paratë dhe ngjarja ka ndodhur në avion. Në gjykimin tim përgjegjësia është e aeroportit, pasi hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. Bankat kanë të siguruar të gjithë vlerën monetare”, shprehet kreu i Shoqatës së Bankave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



