Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, të merren në konsideratë edhe sugjerimet e tyre në luftën kundër pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.
Kjo kërkesë vjen pas publikimit të draftit të Ministrisë “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, i cili është në konsultim.
Shoqata e Ndërmjetësuesve kërkon që në draftin i cili është duke u konsultuar me Ministrinë e Drejtësisë,.
Përfaqësues nga NAREA thonë se, bazuar nga të dhënat agjencive imobiliare, ekziston mundësia e pastrimit të parave për prona me vlerë mbi 150.000 euro. Kërkesa e tyre është që në draftin e ri për profesionin e ndërmjetësit për një periudhe tranzitore 5-vjeçare, transaksionet për shitjen e pronave me vlerë mbi 150.000 euro të kryhen nëpërmjet zyrave të licencuara të ndërmjetësimit.
Sipas Shoqatës të Ndërmjetësuesve, bazuar edhe te raportimit e institucioneve ndërkombëtare, aktualisht vetëm 8% e volumit të transaksioneve me pasuritë e paluajtshme kryhet nga zyrat e ndërmjetësimit. “Duke u bazuar në eksperiencën dhe indiciet e marra nëpërmjet aktorëve në treg që NAREA përfaqëson, mundësitë që pastrimi i parave të konsumohet, rritet në mënyrë eksponenciale sa më tepër rritet vlera e pasurisë në fjalë, si për shembull në ato prona me vlera të konsiderueshme mbi 150.000 euro.
“Sugjerojmë që për një periudhe tranzitore 5-vjeçare, të gjitha transaksionet mbi 150.000 euro, të cilat nuk afektojnë shtresën e mesme, të kryhen detyrimisht nëpërmjet ndërmjetësve të licencuar/certifikuar të zyrave të ndërmjetësimit. Në këtë mënyrë garantojmë luftën ndaj një fenomeni të tillë, shumë të dëmshëm dhe të tej zgjatur në këto 30 vite tranzicion”, thuhet në rekomandimet e NAREA për draftin e ri.
Sipas shoqatës, ky propozim i tyre nuk është pranuar nga Ministria e Drejtësisë, pasi çekuilibrohen rregullat e konkurrencës të tregut dhe profesioni i ndërmjetësuesit ende nuk rezulton i rregulluar dhe i licencuar, siç është profesioni i avokatit dhe noterit. Shoqata propozon se nëse do të shtrohet rruga e duhur ligjore për 3 deri 5 vitet e ardhshme zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, mund të funksionojnë po aq të sigurta, siç janë dhomat e avokatëve dhe noterëve.
Shoqata e Ndërmjetësuesve kërkon që në draft të merren në konsideratë edhe sugjerimet e tyre në luftën kundër subjekteve të palicencuara. NAREA sugjeron të përcaktohen më mirë mjetet dhe metodat e ndjekura. Konkretisht rekomandohet që në ligj të përcaktohet qartë mënyra e listimit të pronave në portalet online, ku nëpërmjet të cilave sot kryhet dhe volumi më i madh i transaksioneve të ndërmjetësimit.
“Të kërkohet qartësisht Identifikimi i saktë i pronarit shitës dhe i dokumenteve të pronësisë, kur kjo pronë trajtohet nga vet pronari; dhe i ndërmjetësit, nëpërmjet NUIS dhe numër licence/certifikate, kur prona në fjalë trajtohet jo nga pronari”. Sugjerimet e NAREA në përmirësim të profesionit të ndërmjetësit të pasurive përfshijnë edhe në nenet kodin e etikës, certifikimin e ndërmjetësve, masa e penaliteteve në rast shkeljesh etj.
Nga konsultimet e nisura në shtator të 2020 deri tani në draft nga Ministria e Drejtësisë janë përfshirë disa nga sugjerimet e propozuara nga Shoqata e Ndërmjetësuesve. NAREA kërkon që ky profesion të jetë plotësisht i rregulluar sipas ligjit të ri dhe të ndikojë në luftën kundër pastrimit të parave, duke konsideruar edhe sugjerimet e tjera të bëra prej tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje