Dy vajza humbën jetën dhe dy të tjera mbetën të plagosura mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës. Një automjet tip benz, goditi një “Volkswagen”, ku udhëtonin katër vajza nga Shkodra dhe mjetin e tyre e nxori nga rruga.
Zjarrfikëset që mbërritën në vendin e ngjarjes nxorën vajzat nga automjeti ku kishin mbetur të bllokuara, dhe i dërguan me urgjencë në spital.
Por dy prej tyre 22 dhe 23 vjeçe nuk arritën të mbijetonin.
Dy të tjerat ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Nga hetimet e para dyshohet se mjeti tip benz ka qene me shpejtësi të madhe.
Policia ka arrestuar drejtuesin e benzit, i cili në testin e alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.99mg/l.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




