Media Galeri

Shndërruan ujëvarën në ngjyrë blu, kur zbulimi i gjinisë së bebit të kushton 30 mijë paund

Nga Gazeta 'Si'-Një çift janë dënuar me një gjobë prej 30,000 paund pasi ngjyrosën me blu një ujëvarë në një festë për të zbuluar gjininë e fëmijës.

Veprimi i çiftit shkaktoi një valë kritikash për rrugën e tyre të papëlqyeshëm pasi derdhën një kimikat për të realizuar qëllimin e tyre.

Festat e zbulimit të gjinisë janë bërë më kreative – dhe të diskutueshme – me disa prindër që shpenzojnë 10.000 paund në festime luksoze.

Por ky çift vendosi të zbulonte gjininë e foshnjës së tyre duke i ndryshuar ngjyrën një ujëvarë natyrale.

Në pamjet nga ujëvara e lumit Queima-Pe në Brazil,ujërat e bardha në kaskadë mund të shihen duke u shndërruar në blu teksa çifti përqafohet i emocionuar dhe njerëzit përreth tyre brohorasin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë