Lajme

Shkup, qeveria kërkon anulimin e tubimeve masive publike

Qeveria në Shkup rekomandoi anulimin e të  gjitha tubimeve masive publike, si masë për ndalimi për koronavirusin. Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, në varësi prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.

“Propozimi i Qeverisë ka të bëjë me tubimet më të mëdha publike të cilat janë planifikuar në këtë periudhë, si dhe karnavalet e Strumicës dhe ato në Prilep. Qeveria u rekomandon organizatorëve të ngjarjeve sportive dhe garave në periudhën deri më 6 mars, të bëhen pa prezencën e publikut. I njejti rekomandim i Qeverisë vlen edhe për të gjitha manifestimet tjera argëtuese dhe kulturore e artistike”, thuhet në një njoftim.

Qeveria u rekomandon të gjithë organizatorëve të ngjarjeve të tjera publike që vendimet e tyre t’i marrin në bazë të konsultimeve me Komisionin për sëmundje infektive.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se një udhëtar i cili nga Italia është kthyer në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur se ka temperaturë të lartë.

Në klinikën infektive në Shkup, tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë