Lajme

Shkrumbohet makina në Durrës, nisin hetimet

Është shkrumbuar gjatë natës një makinë në qytetin e Durrësit. Mjeti tip “Mercedes Benz” me targa DR 8526 E është përfshirë nga flakët rreth mesnatës së kaluar, rreth orës 02:45, teksa ndodhej i parkuar në rrugën “Petrit Llaftiu”, në lagjen 15 të qytetit.
Siç njofton policia makina është në pronësi të shtetasit me inicialet T. Q. 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo makina ka marrë flakë nga ndonjë problem teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë