Një shtëpi është djegur në fshatin Breg të Pukës, duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg. Banesa u përfshi nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.
Bashkëshortët 40 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri. Ndërsa katër fëmijët e tyre, të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta. Ata kanë mundur që t’i shpëtojnë vdekjes sepse janë hedhur nga dritarja.
Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Nga të dhënat e para mësohet se alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë Pal Gjoni 82 vjeç, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit, teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



