Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Vodëz në Berat.
Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrëfikës nga qyteti i Kuçovës, banesa është shkrumbuar totalisht.
Shërbimet zjarrëfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit në një kohë rekord por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur.
Përpara mbërritjes së zjarrëfikësve banorët kanë nxjerrë mes flakëve pa asnjë lëndim babain e moshuar të Skënderit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit energjitik të amortizuar dhe të vjetër. Familjarët kanë bërë apel për ndihmë pasi nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë banesa dhe janë djegur të gjitha orenditë dhe veshjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




