Në një ditë vere, në vilën buzë liqenit që strehon prestigjiozin Kollokium Letrar të Berlinit, një duzinë njerëzish, kryesisht shkrimtarë mërgimtarë sirianë, zunë vendet rreth tavolinës gjigante. Së bashku me krerët e dy shtëpive botuese gjermane, një agjent letrar, një romancier, një botues dhe dy përkthyes gjermanisht-arabisht, këta anëtarë të Weiter Schreiben, apo “Vazhdo të shkruash”, ishin atje për një kurs një ditor se si të botosh në Gjermani.
Pjesëmarrësit ngritën pyetje që nisnin nga “A mundet një botues në Gjermani të të detyrojë të ndryshosh tekstin poetik?” (jo) deri te “Nëse dua ta shkruaj romanin tim në persisht, a duhet ta shes së pari në Afganistan, e më pas ta përkthej në gjermanisht?” (mundet). “Jam i lumtur që bëj pjesë në këtë trajnim”, tha romancieri dhe gazetari sirian Abdullah Alqaseer.
Alqaseer mbërriti në Gjermani dy vjet e gjysmë të shkuar pasi iu arratis regjimit të Assad-it. “Kemi vuajtur shumë me botimin në botën arabe”, shtoi, duke kaluar dorën mes flokëve të tij të gjatë. Më pas u ngërdhesh dhe shtoi, “Tani do të donim të vuanim këtu.”
“Vazhdo të shkruash”, një organizatë një vjeçare e themeluar në Berlin, bën bashkë shkrimtarët refugjatë me autorë të mirëpozicionuar në gjuhën gjermane dhe drejton një website ku, me ndihmën e përkthyesve, tekstet e anëtarëve shfaqen njëherazi në gjuhën e tyre origjinale dhe në gjermanisht.
Qëllimi, sipas Annika Reich, romancieres gjermane e cila drejton projektin, është të ndihmohen shkrimtarët që kanë ikur prej vendeve të tyre të krijojnë rrjetet e tyre në Gjermani.
Ajo, së bashku me një partner, zhvilluan idenë ndërsa punonin palodhur me refugjatët , ndërsa kriza e tyre kapi Gjermaninë . “Të bisedosh me shkrimtarët, për atë që kishim dëgjuar shpesh ishte se, pas sigurisë dhe një vendi ku të jetonin, ajo çka donin më shumë ishte të vazhdonin të shkruanin”; ka thënë Reich.
Ahmad Katlesh është një romancier dhe gazetar 31-vjeçar nga Siria , i cili jeton tanimë në një qytezë në Vestfalinë e Renit të Veriut.
Lexon rregullisht me zë paragrafë nga shkrimtarë si Dostojevski, poeti irakian Sargon Boulos dhe T.S. Eliot për kanalin e tij audio në gjuhën arabe, që ka fituar katër milionë e gjysmë klikime, deri tani. Për Katlesh-in, një nga gjërat më të mira rreth pjesëmarje në projektin “Vazhdo të shkruash| është kontakti që ai ka me lexuesit gjermanë. “Kam shkruar një tekst rreth një frigoriferi që doli në webssite në të dy gjuhët’, ka thënë ai. “Po më vijnë e-maile nga njerëz që nuk i njoh, nga gjermanët. Është e mahnitshme”. Disa anëtarë, si poetja 36- vjeçare Rasha Habbal, mendojnë se karriera e tyre në letërsi do të mbyllej me mërgimin. “Nuk erdha si shkrimtar, por si një refugjate e zakonshme”, ka thënë Habbal. Ajo e bëri udhëtimin rraskapitës nga Siria drejt Gjermanisë, përmes Mesdheut, e vetme me të birin 7 –vjeçar. “Nuk mendova se do të mund të shkruaja sërish”.
Por, pasi iu bashkua “Vazhdo të shkruash”, Habbal ( botimet e së cilës në gjuhën arave përfshijnë përmbledhjen me poezi të 2014 –ës “Më pak nga ti, më shumë kripë” ka fituar një bursë prestigjioze letrare në gjermani që përfshinte një rezidencë në Kollokiumin Letrar. Tani po përdor kohën e saj atje për të punuar mbi një roman në të cilin përshkruan momente nga ikja, si ditën kur, në burgun hungarez, ajo vodhi një çantë-shtrat për të mbajtur të birin ngrohtë. Por, ka shtuar ajo, tani që i shoqi dhe djali i madh i janë bashkuar asaj në Gjermani, të sigurt, rezidenca e shkrimtarit gjithashtu shërben si vend mirëseardhjeje. “Kam nevojë për pushim. Pas tri vitesh stres, të kesh dy muaj pa fëmijë – është shansi mirë për t’u çlodhur.”
Poetja siriane Lina Atfah, 29- vjeçare, ka thënë se projekti i ka hapur dyert, të cilat i ishin mbyllur në Siri, ku si adoleshente, ajo u mor në hetim nga policia sekrete pasi kishte mbajtur një lexim publik. Një rast më vonë, ajo ishte në gjendje të lexonte me zë në Cologne, Gjermani. “Kemi bërë rrugëtim të gjatë deri në këtë tokë”, ka thënë ai. Tani po punon në një projekte që krahason “Game of Thrones” me situatën në Siri. “Vazhdo të shkruash ishte një hap i parë në këtë vend për mua, që të vijoja të shkruaja.”, ka thënë. Gjatë një seance me pyetje dhe përgjigje, shkrimtari dhe botuesi Gunnar Cynybulk ka vënë re se shtëpia e madhe botuese që drejton , Ullstein Verlag, kishte nisur nga një familje hebraike-gjermane , anëtarët e së cilës ishin detyruar të arratiseshin pasi nazistët uzurpuan kompaninë. Mes sfidave që ai pa tek anëtarët e këtij projekti ishte fakti se poezia nuk është shumë popullore në gjermanisht saç është në vendet e tyre. ‘E di, në kulturat tuaja, poezia shihet me më shumë respekt”, ka thënë ai. “Por këtu është e ndryshme. Gjermania është vendi i prozës.”
Një tjetër sfidë, sigurisht, është barriera e gjuhës, ka thënë Heinke Hager, agjent tek Graf & Graf, agjenci e rëndësishme letrare në Gjermani. Për shkak të kostos së përkthimit, agjentët dhe botuesit shpesh duhet të besojnë në punën e bërë nga përkthyesit në vend që t kenë akses te tekstet drejtpërdrejt,. Megjithatë, ka shtuar Hager, është e nevojshme të përpiqemi të krijojmë lidhje. “Integrimi funksionon vetëm kur ata mund ta bëjnë punën e tyre këtu”, ka thënë ajo. Deri tani, projekti Vazhdo të Shkruash, ka ujdisur 17 partneritete mes shkrimtarëve në mërgim dhe atyre gjermanë të cilët vihen në kontakt për të punuar bashkë.
Projekti ka botuar gjithashtu afro 75 tekste, si në website, ashtu edhe në gazeta dhe revista gjermane. Anëtarë të ndryshëm kanë marrë bursa, çmime dhe kontrata për libra dhe së shpejti po përgatitet edhe një antologji me shkrimet e anëtarëve, e cila pritet të përfundojë në vjeshtë.
Shkrimtarët që janë lidhur bashkë në këtë projekt kanë folur në panairin e librit në Frankfurt dhe në Kancelarinë gjermane dhe kanë fluturuar deri në Kanada për leximet e tyre të përbashkëta.
Partneritetet funksionojnë në baza individuale varur kryesisht në personalitetet e përfshirë, ka thënë Reich.
Shkrimtari 65- vjeçar Ali Alkurdi, i cili ka kaluar afro një dekadë në burg, në Siri, ka thënë se nuk është aq shpresëplotë sa kolegët e tij më të rinj rreth ndërtimit të karrierës profesionale në Gjermani. Por , ka shtuar ai, se ka kaluar ditët e fundit me jë student gjerman, e cila zbuloi letërsinë e tij mes këtij projekt dhe tani po shkruan një temë mbi të. “Ndihesh mirë kur të njohin”, ka thënë ai.
Nga Sally McGrane/The New Yorker
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.