Disa persona në Romë duket se kanë gjetur një mënyrë inovative (gjithsesi të jashtëligjshme) për të tërhequr turistë. Jo pak njerëz janë habitur sot në mëngjes kur, shumë pranë qendrës, kanë vërejtur një mbishkrim në asfalt, i cili jepte indikacione të gabuara për të shkuar te Shatërvani Trevi (Fontana di Trevi). Kreu i Këshillit për Tregti dhe Turizëm të Romës, Carlo Cafarotti, e ka konsideruar këtë si një ofendim për qytetin.
“Dikush ka bërë dëmtuar sinjalistikën rrugore që drejton turistët drejt Shatërvanit Trevi, duke fshehur informacionin e saktë me indikacione të pasakta. Në asfalt shfaqet një mbishkrim që devijon rrjedhën e turistëve në një drejtim krejt tjetër. Ky në fakt, është një gjest shumë serioz dhe veprim i papërgjegjshëm; ne dënojmë këdo që është përgjegjës për të”, tha Cafarotti. Sipas tij, gjesti nuk paraqet “vetëm një hutim për turistë, por nbdër të tjera minon edhe sigurinë e publikut sepse shton trafikun në rrugët fqinje”, ku me sa duket tregtarë të zonë duan të tërheqin më shumë turistë. “Është një ofendim për kryeqytetin, trashëgiminë e tij artistike dhe besueshmërinë e tij”, tha Caffarotti, i cili urdhëroi policinë lokale që të zbulonte sa më shpejt fajtorët dhe për të rivendosur sinjalistikën e duhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




