Ajsbergu më i madh në botë, i bërë i famshëm në mediat sociale dhe i njohur si “A68”, është shkrirë. Sipas BBC, masa e akullt ishte rreth 6,000 kilometra katrorë në përmasa, peshonte gati një miliard ton dhe nisi shkëputjen nga Antarktida në vitin 2017.
Sipas Qendrës Kombëtare të Akullnajave në SHBA, ajo është copëtuar në mijëra copa të vogla që nuk ia vlen më të monitorohen.
Ajsbergu u bë i famshëm kur, pas një viti lëvizjeje të vështirë, filloi të zhvendoset në veri me shpejtësi në rritje, duke kaluar në rryma të forta detare dhe erëra.
Frika ishte që mega-blloku të rrëzohej në territoret britanike të South Georgia-s. Megjithatë, valët, uji i ngrohtë dhe temperaturat e larta në Atlantik, shkaktuan shkrirjen përfundimtare të “A68”-ës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.