Media Galeri

Kili, shkretëtira shndërrohet në një ‘kosh plehrash’ botëror

Shkretëtira Atakama (Atacama) në Kili është shndërruar në një varrezë për plehrat e të gjithë botës, ku male me rroba, makina të vjetra dhe këpucë janë lënë aty në mëshirë të fatit.

AFP raporton se vetëm vitin e kaluar, aty janë zbrazur mbi 46 mijë tonë rroba nga Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Azia. Edhe makinat e përdorura janë shndërruar një problem.

Numri i tyre është rritur ndjeshëm në Kili në vitet e fundit dhe kur iu përfundon “cikli”, ato braktisen aty, duke shkatërruar peizazhin dhe ekosistemin.

“Nuk jemi më vetëm koshi i plehrave për vendin tonë, por për të gjithë botën”, citohet nga AFP Patricio Ferreira, kryebashkiaku i qytetit Alto Hospicio, pranë shkretëtirës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë