Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë nga Covid-19, një pacient 59 vjeç në Spitalin Infektiv, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera si Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi, ndërkohë janë konfirmuar 44 raste me Covid-19. Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve Mirela Cami ka bërë me dije se nga rastet e reja 22 janë në Tiranë, 6 në Krujë nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnjë dhe nga 1 rast në qytetet Vlorë dhe Elbasan.
Cami deklaroi se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive, por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë, gjithashtu ekspertja theksoi se nga 40 personel shëndetësor të testuar, pozitive kanë dalë 9 prej tyre.
“ 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19,” u shpreh Cami.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




