Përpara stacionit të urbanit në Shkodër, të rinjtë kanë zgjedhur të luajnë derisa të vijë autobusi. Jo sepse koha tepron, por për të ironizuar një problem: vonesat e autobusëve urbanë dhe mungesën e linjave urbane të tjera në qytet.
“Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, kjo situatë prek jetën e përditshme të qytetarëve. Kufizimi i urbaneve dëmtojnë më së shumti studentët dhe moshën e tretë, të cilët shpesh nuk kanë alternativa për të përdorur mjete private. I ftojmë të gjithë banorët e Shkodrës të kërkojnë një shërbim publik që u takon me të drejtë dhe Bashkinë të marrë përgjegjësitë për përmirësimin e linjave të autobusëve”, thuhet në njoftimin e Organizatës “Qëndresa Qytetare” e cila dhe ka ideuar iniciativën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.