Nga Gazeta Si- Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” rreth orës 03:40, ku në portën e oborrit të banesës së 62-vjeçares F.S., u hodh një sasi eksplozivi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




