Safet Bajri, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është shoqëruar nga efektivët e Policisë në Lezhë.
Sipas informacioneve, pas Lezhës, ai është transferuar në Policinë e Shkodrës aty ku është pyetur lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë ku u bë një atentat ndaj një mjeti të blinduar në Shkodër. Të paktën dy persona mendohet të kenë qenë brenda Audit të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri.
Sipas informacioneve, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.
Por avokati Sokol Tahiraj, mbrojtësi ligjor i Safet Bajrit, pretendon një tjetër version. Ai tha se klienti i tij nuk është shoqëruar për atentatin e pak ditëve më parë në Bushat.
“Safet Bajri është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lirë. Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin, as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person të përfshirë në këtë atentat”, tha avokati Tahiraj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.