Rend dhe Ligj

Shkodër / I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 54 vjeçar, më qëllim ekstradimin në Itali, pasi është akuzuar për trafikim narkotikësh në këtë shtet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë vënë në pranga në fshatin Stom Golem, 54 vjeçarin me inicialet A. Sh, banues në fshatin Hot i Ri.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve’, njoftoi sot policia.   

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë