Lajme

Shkodër, granatë në mjetin e punonjësit të Tatimeve

Një atentat i përgatitur për një punonjës të Tatimeve në Shkodër ka dështuar. Mësohet se policia e qytetit verior ka zbuluar një granatë në makinën e shtetasit Nehat Zaganjori.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, por fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor dyshon se granata ishte një mesazh kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve dhe gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Zaganjorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë