Ka ndodhur

Gjendet i vrarë një 32-vjeçar në Shkodër, akuzohej për plagosje, vjedhje dhe fajde

Trupi i një të riu është gjetur i vrarë me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Shkodër. Sipas burimeve, viktima është Endri Mustafa, 32 vjeç, i cili është gjetur i pajetë rreth orës 09:00 të mëngjesit këtë të hënë në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen “Guerile”.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Ndërkohë në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur. Mustafa kishte tre ditë i zhdukur dhe familjarët kishin bërë denoncim në polici.

Viktima ka qenë një person i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë. Në vitin 2016, Mustafa u arrestua pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion, ai është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit.

Së bashku me 3 shtetas të tjerë, ai u akuzua si autor i veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

Mustafa u arrestua edhe në operacionin e fajdeve në Shkodër në vitin 2019. Së bashku me 11 shtetas të tjerë, u dyshua se i kishte lëshuar para me fajde ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani dhe dy djemve të tij. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë