Ka ndodhur

Shkodër, dhunoi motrën dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet i riu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një i ri ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që të abuzojë seksualisht me motrën e tij. Në informacionin paraprak të policisë thuhet se pas hekurave ka rënë një 24-vjeçar me iniciale A.Q.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë