Lajme

Shkodër, bllokohet punishtja e fishekzjarrëve

Në një operacion që u zhvillua 24 orët e fundit dhe pak orë para protestës kombëtare të opozitës para kryeministrisë, policia njoftoi se ka bllokuar në Shkodër një punishte artizanale të prodhimit të fishekzjarrëve. Policia thotë se ka proceduar  penalisht 2 shtetas dhe ka sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në dyqanin e shtetasit me iniciale K.K janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarrësh dhe lëndë piroteknike. Ndërkohë në banesë iu gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

Saçmat ai i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, që u bllokua në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë