Ne rrjet

Shkenctarët në zgjedhje !

Nga Irena Beqiraj*-Nuk u çudita që kryetari i ri i Akademisë garoi i vetëm. Më çudit arsyetimi që kjo sjellje u konsiderua rudiment i komunizmit.

Këndvështrimi im është paksa ndryshe. Problemi është se pjesa dërmuese e shkenctarëve që janë anëtarë të saj, nuk i përballojnë dot dilemat, pasiguritë. Ekzistenca e tyre e brishtë, nuk ua lejon këtë.

Në një vend ku ka 30 vjet që nuk prodhohet shkencë, por edhe është i fundit në rajon edhe në shpërndarjen e saj, korifejntë e shkencës sot tek të 60-tat për të siguruar vazhdimësinë që prej rinisë kanë masterizuar fleksibilitetin edhe përshtatjen.

Nën kostumet "e urtesisë" akademike , ato sot janë modelet e liberalëve "par ekselencë" të cilët gjithë jetën për të arritur objektivat individuale i zhyten parimet skutave me të thella të shpirtrave të tyre në dukje qelibar . . Ekzistenca përcakton vetëdijen. Çfarë lidhje kanë arritjet personale me konceptin “e mirë publike”?

Që në rini të tyre për mbijetesë shpesh të pamerituar i kanë ndarë këto dy koncepte.

Ata edhe pse i njohin problemet, paaftesinë edhe dëmin që kanë sjellë njerzit nga të cilët janë drejtuar e jemi drejtuar, për cilët nuk pushojnë duke u ankuar në tavolina, por gjithmonë "me urtësi" kanë zgjedhur të pa trazuar përshtatjen brenda të kornizave të servilizmit mjaftonte që pozicionimi i tyre të mos prekej.

Ju prisni që në pleqëri qënia e tyre "të ndryshojë" edhe të konkurrojë ndonjëri kryetarin? Ju prisni që dielli të shkëlqejë në perëndim ?

Jo miqte e mi " Dielli duket që në mëngjes "

Skenderi është shumë i mirë ta! Por zoti mos i ventë në provë, se me besoni ato do të pranonin të drejtoheshin edhe nga Tom Doshi !


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë