Shkencë

Shkencëtarët zbulojnë planetin e ri rreth yllit më të afërt me sistemin diellor

Astronomët kanë gjetur prova për një planet të ri që rrethon Proxima Centauri, ylli më i afërt me diellin.
Studiuesit vunë re planetin e ri pasi studiuan lëkundjet e vogla në lëvizjen e Proxima Centauri të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale që ushtron ndërsa rrotullohet rreth yllit. Vëzhgimet e bëra me Teleskopin Shumë të Madh të Observatorit Jugor Evropian (VLT) në Kili tregojnë se planeti rrotullohet rreth yllit çdo pesë ditë.

“Zbulimi tregon se ylli është “i mbushur me botë të reja interesante dhe ka mundësi për studime të mëtejshme”, tha Joao Faria, një studiues në Institutin e Astrofizikës dhe Shkencave Hapësinore në Portugali dhe autori kryesor i studimit.
Shkencëtarët besojnë se planeti qëndron rreth ka kilometra nga Proxima Centauri, që do të thotë se është më afër yllit për t’u cilësuar i baueshëm, ku diapazoni i temperaturës është i duhuri që uji të rrjedhë lirshëm. Detajet janë publikuar në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

I quajtur Proxima S, planeti është i treti – dhe më i lehti – që vërehet rreth Proxima Centauri, i cili katër vite dritë larg. Ai bashkohet me Proxima b, një planet me masë të krahasueshme me atë të Tokës, i cili kryen një orbitë çdo 11 ditë, dhe Proxima c, që besohet se duhen rreth pesë vjet për të rrethuar yllin.
Lëvizjet e para të planetit u panë në vitin 2020 kur astronomët po vëzhgonin Proxima Centauri për të konfirmuar ekzistencën e Proxima b. Matjet zbuluan një sinjal të dobët në lëvizjen e yllit që kishte shenjat dalluese të prezencës së një planeti që rrotullohej çdo pesë ditë.
“Ky është një planet me masë shumë të ulët. Kjo tregon se këta planetë, të ngjashëm me Tokën, mund të jenë të zakonshëm në galaktikën tonë dhe vetëm afër. Dhe kjo na bën të pyesim për kushtet e mundshme për jetëse në këto sisteme planetare dhe nëse është e mundur që jeta të shfaqet në vende të tjera në univers”, tha Faria.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë