Një grup studiuesish kinezë pretendojnë se nga analiza e fosileve të gjetur nga provincën Gansu në vitin 2015 kanë dalë në përfundimin se ato i përkasin një specie të re rinocerontësh gjigantë.
Fosilet e gjetura janë kafka dhe dhëmbët nga analiza e të cilave studiuesit kinezë thonë se rinoceronti në fjalë jetoi rreth 26.5 milionë vite më parë, peshonte 21 tonë, ose sa katër elefantë të sotëm dhe kishte një lartësi deri në 7 metra, që e bën më të gjatë se gjirafa.
Studimi është publikuar në revistën “Communications Biology” ditën e enjte. Shkencëtarët thonë se analiza e deritanishme e të dhënave sugjeron se bëhet fjalë për një lloj rinoceronti gjigant krejtësisht të ri në krahasim me rinocerontët gjigantë të njohur deri më tani.
Kafka dhe nofullat sugjerojnë se kishte një kokë më të imët dhe një hundë që përdorej për të grumbulluar ushqimin, kryesisht gjethet e pemëve.
Dent Tao, nga Instituti i Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë Vertebrore në Universitetin e Pekinit thotë se specia e re është e afërt me rinocerontët gjigantë të zbuluar në Pakistan dhe ky zbulimi sugjeron se miliona vite më parë këto kafshë mbretëronin në Azinë Qendrore.
Ky supozim ka çuar shkencëtarët në një tjetërë hamendësim, atë që dikur zona malore tibetiane nuk ka qenë kaq e ashpër, por mund të ketë pasur rrugëkalimi të lehta që u kanë mundësuar rinocerontëve që të lëviznin lirshëm nga veri-perëndimi i Kinës në pjesën e Indisë dhe Pakistanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.