Kur u shfaq pandemia e Covid-19, profesori Gregory Grey në Institutin Global të Shëndetit i tha një studenti të diplomuar në laboratorin e tij të fillonte testime për koronaviruset që e kishin origjinën nga kafshët në mënyrë që të ndihmonte në parandalimin e katastrofës tjetër.
Ata nisën të rishikonin mostrat e provave nga pacientët e parë të dyshuar që kishin filluar të shfaqnin simptoma të ngjashme me ftohjen, në mënyrë që të kërkonin shenja të koronavirusëve që mund të kishin filluar të kalonin nga kafshët tek njeriu.
Gray publikoi enjten rezultatet e studimit të tij, i cili tregonte se një lloj koronavirusi me origjinë nga qentë ishte i pranishëm në një grup pacientësh kryesisht fëmijë të pranuar në një spital në Malajzi në 2017 dhe 2018. Ata shfaqën shenja pneumonie dhe probleme me frymëmarrjen.
Ekipi dyshon se koronavirusi i qenit shkaktoi simptomat dhe gjendjen virale të pacientëve.
Duke pasur parasysh përbërjen gjenetike të këtij lloj koronavirusi, ata thonë se nuk ka gjasa që ai të jetë duke qarkulluar aktualisht midis njerëzve.
“Ajo që ne po kërkojmë është rritja e kërkimeve shkencore për pesë familje të ndryshme të koronavirusëve që ne mendojmë se janë më problematike dhe mund të shkaktojnë një tjetër pandemi”, tha Grey për AFP.
Koronaviruset u studiuan për shumë vite, pasi ato kryesisht shoqëroheshin me ftohje të zakonshme.
Kjo ndryshoi pas shpërthimeve të SARS dhe MERS të vitit 2002 dhe 2012, të cilat e patën origjinën nga devetë. Shumica e shkencëtarëve besojnë se virusi SARS-CoV-2 gjithashtu e ka një origjinën nga kafshët.
Grey thotë se koronavirusi që kishte kaluar nga qentë tek njerëzit u quajt “CCoV-HuPn-2018”. Ai e kishte kryesisht origjinën nga qentë, por ai gjithashtu mendohets se ishte i përhapur edhe tek macja dhe derrat.
Ai tregoi disa mutacione sinjalizonin se ai po përshtatet për t’u transmetuar midis njerëzve, por tha nuk dihet se sa kohë mund të zgjasë ky evolucion, mund të duhen dekada, ose mbase nuk do të ndodhë kurrë, tha Gray.
Të gjithë pacientët në Malajzi u rikuperuan nga pneumonia dhe u dërguan në shtëpi.
“Por pranimi për pneumoni në përgjithësi do të thotë që je goxha i sëmurë”, shtoi Gray. “Fakti që ekipi ishte në gjendje të zbulojë koronavirusin e qenit tek njerëzit në atë që ishte në thelb një studim i vogël pilot, mund të tregojë për një problem shumë më të madh, theksoi ai.
“Nëse vendosim të mbikëqyrim punëtorët në fermat e derrave, pulave, bagëtive, do të habitemi nga virusit që lufton sistemi i tyre imunitar. Kjo nuk do të thotë që këto viruse do të jenë shkëndija që do të ndez ëpandeminë tjetër, por ato janë një burim që duhen studiuar”, përfundon ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje