Media Galeri

Një robot që mund të përdoret për të diagnostikuar më herët kancerin e gjirit

Shkencëtarët kanë zhvilluar një robot që mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Gratë këshillohen të kontrollojnë rregullisht gjoksin e tyre për por shumë harrojnë ose nuk janë të sigurta nëse e bëjnë ekzaminimin siç duhet.

Tani inxhinierët në Universitetin e Bristol kanë zhvilluar një robot me pesë ‘gishta’ i cili mund të kontrollojë për kancer të gjirit.

Megjithëse kërkimi është në një fazë shumë të hershme, roboti mund të testohet tek gratë në tre vitet e ardhshme dhe në të ardhmen mund të shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe farmacitë për kontrolle të shpejta të gjirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë