Shkencëtarët në Universitetin Johns Hopkins, kanë zbuluar se inteligjenca artificiale mund të parashikojë kur një person mund të vdesë nga arresti kardiak .
Teknologjia, e ndërtuar mbi imazhet e papërpunuara të zemrave të sëmura dhe prejardhjes së pacientëve, është vendosur të revolucionarizojë vendimmarrjen klinike dhe të rrisë mbijetesën për ata që janë të prekur nga ajo që është një nga gjendjet mjekësore më vdekjeprurëse. Ekipi ishte i pari që përdori rrjetet nervore (janë një bashkësi e algoritmeve përllogaritës, të modeluar sipas organeve njerëzore), për të ndërtuar një vlerësim të personalizuar të mbijetesës për çdo pacient me sëmundje të zemrës.
Raporti u botua në revistën ” Nature Cardiovascular Research”. Arresti kardiak i shkaktuar nga aritmia përbën deri në 20% të të gjitha vdekjeve në mbarë botën dhe pak dihet se kush është në rrezik.
Këto masa parashikojnë me saktësi mundësinë e vdekjes së papritur kardiake, gjatë një periudhe dhjetëvjeçare dhe përcaktojnë se kur ka më shumë gjasa të ndodhë kjo.

Më saktësisht, teknologjia e të mësuarit të thellë quhet “Studimi i Mbijetesës së Rrezikut të Aritmisë Kardiake” (SSCAR). Analiza aktuale e imazhit klinik kardiak, nxjerr në pah vetëm tipare të thjeshta të arterieve si vëllimi dhe masa. Nga ana tjetër, ekspertët mund të zbulojnë shumë për gjendjen e një individi dhe gjasat që ai të mbijetojë.
Studiuesit më pas krijuan një rrjet nervor për të vlerësuar të dhënat standarde klinike të pacientit të mbledhura gjatë 10 viteve dhe të ekzaminojnë 22 faktorë të tillë si mosha, pesha, raca dhe marrja e barnave. Parashikimet e algoritmit jo vetëm që ishin dukshëm më të sakta se ato të bëra nga mjekët, por ato u vërtetuan gjithashtu me një grup subjektesh të pavarura nga 60 qendra shëndetësore të SHBA.
Rezultatet tregojnë se platforma mund të miratohet kudo. Sipas shkencëtarëve, ky moment historik përfaqëson një hap thelbësor në vlerësimin e rrezikut të arrestit kardiak, duke përdorur inteligjencën artificiale. Ata po punojnë për ndërtimin e algoritmeve të aftë për të zbuluar sëmundje të tjera të zemrës .
Në të ardhmen, koncepti i të mësuarit të thellë mund të zhvillohet për fusha të tjera të mjekësisë që mbështeten në diagnozën vizuale.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



