Një studim i ri zbuloi se medikamentet psikedelike si, acidi lisergjik diethylamide (LSD), mund të jenë efektive në reduktimin e simptomave të ankthit të lidhur me stresin dhe në trajtimin e shëndetit mendor.
Studimi, i publikuar në revistën “Neuropsikofarmakologjia”, përfshiu gjithashtu tetë neuroshkencëtarë të tjerë, ndër ta edhe Danilo De Gregorio , një profesor i farmakologjisë në Universitetin San Raffaele.
Studimi tregoi se trajtimi me LSD tek njerëzit prodhoi ndjenja lumturie, besimi, ndjeshmërie, efekte pozitive sociale dhe altruizmi, kur përdorej si një ndihmës për psikoterapi. Gabriella Gobbi , një profesoreshë në Departamentin e Psikiatrisë në Institutin Kërkimor të Qendrës Shëndetësore në Montreal, Kanada, shpjegoi se nevojiten më shumë studime, për të treguar efikasitetin dhe mekanizmat e veprimit të LSD-së në trajtimin e depresionit dhe ankthit tek njerëzit. Studimet e mëparshme nga Gobbit dhe kolegët e saj, eksploruan efektet anësore negative të LSD.
Provat paraprake treguan gjithashtu efektivitetin e LSD-së, si një ndihmës i psikoterapisë në rastet e individëve me sëmundje kërcënuese për jetën. Pjesëmarrësit raportuan përmirësime të qëndrueshme në ankth dhe stres, deri në 12 muaj pas dy seancave të psikoterapisë me LSD.

“Ne ishim të befasuar për efektet neuroplastike të LSD-së, në veçanti shtimin e shtyllave kurrizore te minjtë e stresuar, gjë që tregon se LSD mund të lehtësojë simptomat”, tha Gobbi.
Hapi tjetër i Gobbit do të vlerësojë mekanizmat e veprimit të substancave psikedelike psilocybin dhe ketamine. Studimet e ardhshme do të konsiderojnë edhe ilaçe të tjera si ayahuasca dhe MDMA për të trajtuar varësinë, depresionin, çrregullimin e stresit post-traumatik dhe ankthi.
“Studimi nuk vlerësoi efektet e LSD-së në depresion, nuk pa ndonjë efekt kundër ankthit që nuk ishin të stresuar, nuk studioi efektet tek femrat dhe nuk studioi efektet e dozave të vetme të LSD-së. Ky studim përdori dozimin e përsëritur në vend të dozimit të ndërprerë dhe tregoi parandalimin e zhvillimit të ankthit tek minjtë, në vend që të trajtonte individët që kishin tashmë një çrregullim ankthi”, tha Eric Hollander, një profesor i Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein.
Kur u pyet se si rezultatet e saj mund të çojnë në trajtime të ardhshme, Gobbi shpjegoi se një provë e vogël klinike e publikuar ka treguar që LSD mund të lehtësojë ankthin te pacientët e kërcënuar për jetën. Këto të dhëna për kafshët mund të mbështesin mekanizmin e veprimit të këtij efekti klinik.
Hollander shtoi se, kërkimet e fundit kanë studiuar gjithnjë e më shumë lidhjet midis medikamenteve psikedelike dhe depresionit, ankthit, varësisë ndaj drogës dhe kancerit.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



