Shkencëtarët kanë qenë në qendër në betejën kundër Covid-19. Sipas profesores së Shkencave të Krimit dhe Kriminalistikës Ruth Morgan, në Universitetin e Londrës është një pozicion politikëbërës që duhet të vazhdojnë edhe përtej pandemisë.
Informimi i paktë në fillim, ndikimi i një pandemie globale, aftësitë e inteligjencës artificiale për ta ndaluar pandeminë dhe ndikimi i lajmeve të rreme, të gjitha këto janë sfida të mëdha ku shkenca na informon dhe na tregon mjetet se si të ndërveprojmë. Megjithatë, në një epokë ku shkenca nuk ka qenë kurrë më e përparuar dhe ku aftësitë tona për të mbledhur dhe analizuar të dhëna janë të patejkalueshme, ne ende duhet të luftojmë me rreziqe të tilla si Covid-19.
Roli i shkencës tradicionalisht ka qenë i rezervuar për të mundësuar zhvillime. Por shkenca do të duhet të bëhet më shumë sesa kaq sipas ekspertes, nëse duam të bëjmë përparime në çështjet globale me të cilat përballemi aktualisht.
“Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu duhet të jemi të qartë për atë që shkenca mund dhe nuk mund të bëjë ndërsa kërkojmë zgjidhje”, shpjegon Morgan.
Ndërkaq sipas saj shkenca është vetëm hapi i parë se më pas janë individët, ekipet dhe komunitetet ata që ndryshojnë gjërat dhe kështu që shkenca duhet të përshtatet në varësi të komuniteteve.

“Nëse njerëzit janë çelësi për të bërë ndryshime dhe zhbllokimin e zgjidhjeve për sfidat komplekse, ne duhet të krijojmë ambiente që i sjellin të gjithë së bashku, vendimmarrësit (shpesh udhëheqësit globalë, qeveritë dhe politikëbërësit), sipërmarrësit, inovatorët, aktivistët dhe shkencëtarët . Na duhen shumë këndvështrime të ndryshme (dhe mbase përçarëse) për një çështje specifike për të gjetur zgjidhjet e duhura”, shpjegon ekspertja.
Duke u bazuar në vlerësimet që ekspertja i mendon të duhura ajo ngre një pyetje – a po shikohet shkenca në kohën e duhur dhe në mënyrat e duhura?
Sipas Morgan dhe ne kemi parë një sërë përgjigjesh të ndryshme ndaj pandemisë globale dhe përfshirjes së shkencës në vendimet e politikave, nga mbyllja e kufijve dhe kufizimi i të gjithë lëvizjes së njerëzve deri te kufizimet më të shkallëzuara të distancës sociale dhe mbajtjes së maskës kudo.
Sfidat globale kapërcejnë qeveritë, kufijtë ndërkombëtarë, bordet drejtuese, agjendat afatshkurtra dhe kokat tradicionale. Prandaj, nëse shkenca që përfshin edhe kuptimin e njerëzve është një nga çelësat për të bërë përparime në këto sfida globale me të cilat përballemi.

A mund të jetë me të vërtetë e realizueshme kjo?
Programi Shkencëtarët e Rinj të Forumit Ekonomik Botëror kërkon të mbledhë së bashku disa nga mendjet më të ndritura në shkencë nga e gjithë bota.
“Si shkencëtarë të rinj, ne kemi gjetur një rol për shkencëtarët si ambasadorë, komunikues dhe jo vetëm si ekspertë të lëndëve në shkollë. Dihet mirë se diversiteti në rritje në përgjithësi çon në rritjen e krijimtarisë, inovacionit më të madh, zgjidhjes më të shpejtë të problemeve, vendimmarrjes më të mirë dhe në kompani, kjo çon në rritjen e fitimeve dhe reputacionin më të mirë”, shprehen anëtarët e programit ku bën pjesë edhe Morgan.
Ajo thkeson se shkenca nuk mund të dëgjohet vetëm kur shfaqet një krizë, pasi bota ka nevojë për një bisedë të vazhdueshme dhe dinamike midis shkencëtarëve dhe ekipeve të udhëheqjes që trajtojnë sfidat e mëdha komplekse botërore.
“Për ndikim dhe ndryshim real, kjo duhet të bëhet normë dhe duhet të ndodhë në të gjithë bordin, brenda qeverisë dhe në biznes dhe industri. Ne kurrë nuk kemi jetuar në një kohë kur krijimi i mundësive për shkencëtarët që të përfshihen në udhëheqjen globale dhe vendimmarrja ka qenë më urgjente. Nëse mund ta bëjmë realitet, në fund të fundit do të jemi në gjendje të japim kolektivisht zgjidhjet që nevojiten për të adresuar kërcënimet e mëdha globale të sotme dhe të nesërme”, përfundon Morgan.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje