Presidenti Ilir Meta pasi u paraqit në mesditë në Prokurorinë e Tiranës ku dha shpjegime në lidhje me padinë e ngritur ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka publikuar një video shpjeguese.
Sipas Presidentit, në video shpjegohet se si Ardian Dvorani, kreu i KED, është përdorur në pengimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.
Në mesditë, Kreu i shtetit u paraqit në Prokurori për arsyet e kallëzimit të bërë ndaj Dvoranit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.