Gjatë një operacioni ditët e fundit, policia italiane ka arritur të shkatërrojë një rrjet të shpërndarjes së kokainës në tri qytete italiane, në Savona, Varazze dhe Loano.
I quajtur “Arratisja e mesnatës” ky rrjet është zbuluar nga karabinierët italianë dhe u arrestuan 4 persona, prej të cilëve dy ishin shqiptarë.
Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka sekuestruar mbi gjysmë kilogramë kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




