Busti i Mit’hat Frashërit është shkatërruar gjatë natës nga persona të paidentifikuar akoma.
Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.
Memoriali i Mit’hat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit më 12 tetor të vitit 2008. Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.




Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




