Rend dhe Ligj

Shkarkohet prokurori që bashkëpunonte me ish-gjyqtaren e Krujës për lirimin e të dënuarve

Me 10 vota pro dhe një kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra  Prokurorin e Krujës, Bujar Memia.

Shkarkimi i tij u kërkua nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pasi ai kishte favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Hekuran Billa (i vrarë në një atentat para pak kohësh në Tiranë).

Memia, dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha (vijon të në burg) për lirimin e Billës.

Inspektori, ka argumentuar se prokurori Memia, kreu shkelje të ligjit dhe cenoi figurën e magjistratit.

Në kërkesën drejtuar KLP, ILD shprehej se ka shqyrtuar mbi 25 vendime, ku prokuror ka qenë Bujar Memia dhe kishte dalë në përfundimin, se ai nuk kishte ushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Ndërkohë, anëtari i vetëm që votoi kundër shkarkimit të Memias, është Nurihan Seiti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë