Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin.
Civici u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku rezultoi me probleme sa i përket pasurisë.
Trupa gjykuese që dha vendimin për Civicin drejtohej nga Roland Ilia, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Në nisje të relatimit, Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.
Në seancën dëgjimore, të zhvilluar të hënën, KPK konstatoi se huatë e marra nga vjehrri dhe daja i bashkëshortes, të përdorura si burim për blerjen e një apartamenti nuk dokumentohen.
Ndërkohë, gjyqtari Civici ngriti pikëpyetje mbi paanshmërinë e procesit dhe kërkoi çeljen e hetimit për dy kriteret e tjera.
Gjyqtari Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




