Lajme

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Patentave në Tiranë

Lirohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Tiranës, Arnis Hoxha. Ai është zëvendësuar sot nga Ilir Mëngra.
Mëngra do të jetë drejtori i ri i komanduar, i cili më parë ka punuar më parë tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Për Hoxhën që u lirua nga detyra, korrikun e vitit të kaluar ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim nga një qytetar digjital, i cili deklaronte se Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugorë Tiranë, Arnis Hoxha, ishte pa diplomë.
Por Hoxha atë kohë iu kundërpërgjigj duke publikuar diplomat e tij, jo vetëm të bachelor-it por dhe të masterit në degën Inxhinieri Mekanike, duke dëshmuar se ai e ka mbaruar shkollën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë