Lajme

Shkarkohet gjyqtari i Korçës, Sotiraq Lubonja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.

Trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari lexuan vendimin, sipas të cilit Lubonja nuk ka arritur që të kalojë procesin e vetingut.

Sipas hetimeve të bëra nga KPK, gjyqtari i Korçës rezulton se nuk justifikon pasurinë e tij.

ILDKPI raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte fshehje pasurie, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Sa i takon vlerësimit të figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka gjetur atë të përshtatshëm për të vijuar detyrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë