Ministrja e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjekët e spitalit të Onkologjikut pas përgjimeve të publikuara, që tregojnë sesi ata përfitonin para nga pacientët e këtij shërbimi.
Pas një mbledhjeje disa-orëshe në QSUT, ministrja Koçiu u ka komunikuar mjekëve largimin nga detyra.
“Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish e kur flasim për punonjësit e shëndetësisë që misionin e tyre kryesor kanë humanizmin… Personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit,” deklaroi ndër të tjera zv-ministrja Albana Koçiu pas mbledhjes në drejtorinë e QSUT-Së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.