Gazeta Si – Një 35-vjeçar, i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte përmes mashtrimeve në “Call Center”, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Eltion Logu 35 vjeç, i lindur në Tropojë, i cili dyshohet se së bashku me persona të tjerë u ka shkaktuar qytetarëve një dëm ekonomik prej rreth 187 000 eurosh.
Sipas autoriteteve, në korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe në dëm të disa shtetasve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje