Gazeta Si - Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme.
Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar. Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq”, njoftoi Bashkia e Shkodrës.
Moti i keq pritet të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë fundjavës ndërsa qytetarët ftohen të kenë kujdes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.