Lajme

Shitja e “Telekom Albania”, Rama: Bizneset serbe të mirëpritura, por jo në sektor strategjik

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qarta edhe arsyet se përse qeveria ka refuzuar që “Telekom Srbija” të blejë kompaninë “Telekom Albania” pas shitjes nga grupi “Deutsche Telekom”.

“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë “Deutsche Telekom”. Por, ky është një sektor strategjik dhe qeveria pyetet, i kërkohet një mendim dhe qëndrimi ynë është; bizneset serbe janë të mirëpritura, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, tha Rama.

Më herët, “Telekom Serbia” kërkoi autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë “Telekom Albania”. Mediat serbe thanë se “Telekom Srbija” ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e “Telekom Albania”, ndërkohë që pas refuzimit Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ishte i vendosur në kërkesën e tij, dhe për këtë do të bisedonte me kryeministrin Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë