Ka ndodhur

Shiste doza kanabisi në Durrës, arrestohet 30-vjeçari. Tentoi të largohej me vrap

Gazeta Si - Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se tregtonte lëndë narkotike. Policia tha se L.Sh., shiste kanabis në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar.

Kur ka konstatuar punonjësit e policisë, i riu tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë